Policia hungareze: Nuk e dimë se si hyri në Hungari Gruevski

Policia hungareze: Nuk e dimë se si hyri në Hungari Gruevski

08:55, 30/11/2018
A+ Aa A-

Pak ditë më parë u largua nga vendi ish kryeministri Maqedonas Nikolla Gruevski, dhe debati se si ka mundur të kalojë në tre shtete deri sa ka mbërritur në hungari akoma nuk ka përfunduar.

Ndërkohë Ministria e Brendshme e Hungarisë nuk ka të dhëna për atë se përmes cilit kalim kufitar ka hyrë në Hungari ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, shkrujane mediat në Maqedoni

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Hungarisë për një pyetje në Radion Evropa e Lirë, thuhet se ata nuk kanë informacion nëse dhe pse Gruevski ka përdorur veturën diplomatike, dhe se nuk dihet saktësisht se ku ka bërë kërkesën për azil politik.

Përgjigjja zyrare është shkruar nga sekretari shtetëror për koordinim dhe menaxhim, Bence Bodna.

Sipas mediave hungareze, Gruevski ka fituar azil, por shtegu nëpër të cilin ai ka hyrë në Hungari ende nuk është e qartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco