Ikja e Gruevskit, Kryeministri malazez: Zaev le të hetojë se si doli nga Maqedonia

Ikja e Gruevskit, Kryeministri malazez: Zaev le të hetojë se si doli nga Maqedonia

11:44, 29/11/2018
A+ Aa A-

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç, ka deklaruar se është detyrë e Maqedonisë dhe jo e Malit të Zi që të hetoje për arratisjen e Nikolla Gruevskit. Ai ftoi kryeministrin Zoran Zaev që të merret më shumë me çështje se pse nuk u lëshua në kohë fletarresti për Gruevskin.

Duke e komentuar deklaratën e Zaevit, i cili para disa ditësh tha se ndjehet i habitur që katër shtete mike të Maqedonisë kanë lejuar ikjen e Gruevskit përmes territorit të tyre, Markoviçi tha se Gruevski nëpër Malin e Zi ka kaluar në mënyrë ligjore me dokumente personale.

“Ka hyrë në Malin e Zi dhe ka shkuar për Serbi. Në atë moment sipas të dhënave që posedon Mali i Zi për Gruevskin nuk ka pasur të lëshuar fletarrest, e as nuk ka pasur interesim nga Maqedonia.

Miku im Zoran Zaev duhet të merret me faktin se pse me kohë nuk është lëshuar urdhër-arrest për Gruevskin dhe si ka arritur ai të futet pa pasaportë në një vend anëtar të BE-së, kjo çështje nuk mund t’i ngarkohet Malit të Zi”, tha Markoviç në një intervistë për radiotelevizionin publik të Malit të Zi, RTCG.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco