Protesta e opozitës në Maqedoni, Mickoski: Në shesh, çdo të mërkurë deri në largimin e Zaevit

Protesta e opozitës në Maqedoni, Mickoski: Në shesh, çdo të mërkurë deri në largimin e Zaevit

08:32, 29/11/2018
A+ Aa A-

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në protestën që u zhvillua sonte para Qeverisë deklaroi se hapi i parë për fitoren kundër pushtetit aktual është fitorja e VMRO-së në zgjedhjet presidenciale.

Për të pasur zgjedhje ne duhet të luftojmë. Ndërsa për të luftuar, na duhet dashuria dhe sinqeritet. Ejani le të fitoj bindshëm kandidati jonë në zgjedhjet presidenciale. Ky do të jetë triumfi jonë i parë drejt çlirimit të atdheut. Prej këtu le të fillon fitorja jonë, ka thënë ai.

Nga marshi protestues VMRO-ja ka bërë të ditur se do të protestojnë çdo të mërkurë deri në largimin e Zaevit nga pushteti. Sipas liderit të opozitës ky “revolucionin kundër dëshpërimit kombëtar” do ti japë fund dëshpërimit, problemave dhe përndjekjeve politike që sipas tij po i bën Qeveria e Zoran Zaevit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco