Zyrtarja serbe: Beogradi, metoda perverse kundër Kosovës në INTERPOL

Zyrtarja serbe: Beogradi, metoda perverse kundër Kosovës në INTERPOL

10:22, 24/11/2018
A+ Aa A-

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiç, ka thënë se Serbia ka përdorur metoda perverse kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Në një intervistë të dhënë për gazetën serbe “Danas”, Kandiç tha se është i turpshme strategjia e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kandiq, për gazetën serbe “Danas” ka thënë se festimet në Mitrovicë si: “fitorja” e Serbisë nuk tregojntë as mirëkuptim elementar dhe në këtë mënyrë nuk ka normalizim të interesave të përbashkët.

“Nuk dua të spekuloj nëse vendimin për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL është rezultat “i lobimit të suksesshëm serb”. Por më vjen turp sesa e fiksuar është Serbia pas asaj strategjisë perverse që të përdorë të gjitha mjetet, edhe ato të ndyrat, në mënyrë që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha ajo.

“Festimet në Mitrovicë, “fitorja” e Serbisë dhe reaksionet e vakëta të ekspertëve të opinionit publik flasin qartazi se në Serbi nuk ekziston as një mirëkuptim elementar i asaj se nuk ka normalizim pa përafrimin e interesave të përbashkëta, të rëndësishme për të ardhmen- vendosja e shtetit ligjor”, tha Kandiq.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco