VIDEO/ Arrestimi i ish shefit të sherbimit sekret në Maqedoni,  ja çfarë thotë avokati

VIDEO/ Arrestimi i ish shefit të sherbimit sekret në Maqedoni, ja çfarë thotë avokati

09:04, 21/11/2018
A+ Aa A-

Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoni, Sasho Mijallkov tanimë është pas dyerve te burgut, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike si masë parandalimi nga ikja nga shteti pasi i njejti është në disa procese gjyqësore për krim gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së së ish kryemsinitrit Gruevskit tashme ne arrati ne Hungari.

Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim pushteti, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si shef i DSK-së në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

Mijallkovi tanimë është në burgun e Shkupit, me vendim për paraburgim prej 30 ditësh. Menjëherë ka reaguar avokati i tij, Antonio Apostoloski, duke thënë për Makfax se nuk është njoftuar pala pala mbrojtëse e ish-shefit të DSK-së.

“Mund që ai të ofroj si garanci një dokument udhëtimi ose garanci. Pala mbrojtëse nuk është njoftuar për këtë rast. Ai nuk është njoftuar se do të paraburgoset. Mendoj se gjykata ka anashkaluar hapat juridik në këtë rast” tha Apostolloski.

Ai tha se do të ketë ankesë për këtë proces.

Ndërkohë, furgonat e policisë gjate mbremjes së djeshme sot atë e kanë vendosur në burg ku pritet të vuaj paraburgim 30 ditësh, si masë parandalimi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco