Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Politikani i njohur serb sulmon Vuçiç: Nuk është fitore e Serbisë, por e krimit!

Politikani i njohur serb sulmon Vuçiç: Nuk është fitore e Serbisë, por e krimit!

14:50, 20/11/2018
A+ Aa A-

Menjëherë pas dështimit të Kosovës për tu anëtarësuar në ITERPOL, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka dalë në një konferencë për shtyp, duke e quajtur atë votim; ‘një fitore për Serbinë’.

Por nuk ka qenë i këtij mendimi politikani tjetër i njohur serb, Sasha Jankoviç.

Ky i fundit e ka sulmuar ashpër presidentin e vendit të tij, duke deklaruar për mediat vendase, se beteja e fituar e qeverisë serbe për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, do të ndihmojë kriminelët  që të jenë më të sigurt dhe që lufta kundër krimit në rajon, të jetë më e dobët.

Gjithashtu Jankoviq deklaron, se Serbia duhet të inkurajojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL dhe të mos e kundërshtojë atë, pasi, sipas tij, një gjë e tillë është e mirë për sigurinë e qytetarëve dhe për luftën kundër krimit, shkruan ‘Telegraf.rs’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco