Greqia hap fermat e kanabisit, miliarda dollarë fitime

Greqia hap fermat e kanabisit, miliarda dollarë fitime

09:57, 20/11/2018
A+ Aa A-

Në fillim të kësaj jave, Greqia ka vënë në zbatim një projekt historik për këtë vend; legalizimin e kanabisit duke licensuar kompanitë e para në fushën e farmaceutikës.

Këto licenca lejojnë kompani private, që të ndërtojnë ferma dhe të rrisin bimën e kanabisit për qëllime mjekësor në vend, raportojnë media greke.

Sipas ekspertëve të fushës, pritet që ky treg deri pak kohë më parë i jashtëligjshëm të gjenerojë disa miliarda dollarë, në një periudhë relativisht të shkurtër. Shteti grek e legalizoi kanabis për përdorim mjekësor vitin e kaluar. Dy licencat e para u dhanë këtë të hënën dhe 12 të tjera do të jepen deri në fund të këtij viti, tha Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit.

Sipas gazetës ‘Ekathimerini’, kompanitë e para të licencuara janë në Larisa dhe në Korint në Peloponez. Gjithashtu, 14 licencat pritet të krijojnë më shumë se 750 vende punë dhe të gjerojnë rreth 185 milionë euro investime.

“Ka interes të madh, kryesisht nga Kanadaja dhe Izraeli , ku disa prej investitorëve potencialë janë të mëdhenj”, tha Stergios Pitsiorlas, zëvendësministri i Ekonomisë, në një konferencë shtypi.

Zyrtari I lartë tha gjithashtu se produktet e para të kanabisit mjekësor pritet të godasin në treg për rreth 12-18 muaj, ndërsa shtoi më tej se industria është e orientuar kryesisht nga eksporti. Mijëra pacientë në Greqi mendohet të përdorin kanabis për një sërë problemesh të rënda shëndetësore, ndonëse autoritetet nuk kanë ende shifra të sakta.

Sipas sistemit të licencimit të Greqisë, produktet mjekësore të kanabisit do të jenë disponueshme në recetë, ndërkohë që sipas tha ministrit të Shëndetësisë, Andreas Xanthos, ato nuk do të subvencionoheshin nëpërmjet skemave shtetërore të sigurimeve shëndetësore.

“Mesazhi ynë është se vendi është i hapur për investime”, u shpreh Vassilis Kokkalis, zëvendësministër i Bujqësisënë Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco