Arratisja e Gruevskit, Vuçiç jep detaje: Erdhi tek ne, pasi kishte kaluar nga Shqipëria

Arratisja e Gruevskit, Vuçiç jep detaje: Erdhi tek ne, pasi kishte kaluar nga Shqipëria

09:25, 20/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë detaje në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskit.

Pas një heshtje të gjatë, në një intervistë në mediat e Serbisë, Vuçiç ka folur për arratisjen e Gruevskit nëpërmjet vendkalimit kufitar Horgosh (Serbi-Hungari) me anë të një letërnjoftimi.

Vuçiç tha se Gruevski më 11 nëntor nga Maqedonia me letërnjoftim në shoqërinë e dy qytetarëve hungarezë ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ku më pas ka kaluar në Mal të Zi.

‘Gruevski më 12 nëntor para orës 22.30 nëpërmjet vendkalimit kufitar Gostoun me letërnjoftim ka hyrë në Serbi, ku më pas ka hyrë në Hungari nëpërmjet vendkalimit Horgos, ku është identifikuar me letërnjoftim  dhe leje qarkullimi të marrë nga Shqipëria’, është shprehur Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste mediatike.

‘Më 13 nëntor, në orën 19:35, Interpoli i Shkupit ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Çfarë prisni ju?

Të arrestonim njerëz për të cilët nuk ka kërkim? Pse s’ka pasur një urdhër arrest ndërkombëtar’, është përgjigjur Vuçiç pas pyetjes se pse nuk ishte ndaluar Gruevski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco