Gruevski ikën nga Hungari, mund të jetë strehuar në Rusi ose Turqi

Gruevski ikën nga Hungari, mund të jetë strehuar në Rusi ose Turqi

16:28, 18/11/2018
A+ Aa A-

Nikolla Gruevski mund të jetë larguar edhe nga Hungaria, kështu aludojnë mediat sot në Maqedoni. Sipas mediave vendase, ish-kryeminsitri maqedonas mund të ketë braktisur Hungarinë për tu strehuar sose në Rusi ose në Turqi.

Mediat në Maqedoni, i referohen një burimi pranë partisë VMRO DPMNE, i cili ka thënë se Gruevski ëhstë larguar nga Hungaria, ku strehohej prej pak ditësh.

Më herët ishte shtypi hungarez ai që lëshonte spekulime mbi mënyrën e largimit të Gruevskit, duke aluduar se ai u largua me avionin e një oligarku të afërt me shefin e ekzekutivit hungarez, Viktor Orban.

Sipas informacioneve që DË i mori nga policia malazeze, Gruevski ka hyrë në Mal të Zi nga pika kufitare Bozaj. Ai shoqërohej nga dy diplomatët hungarezë të stacionuar në Tiranë, Antal Kulcsar dhe Csaba Varfalvai.

Pasi ndërroi makinën në Podgoricë, kishte vazhduar nëpër Mal të Zi në drejtim të pikës kufitare me Serbinë, Dobrakovo, i shoqëruar nga dy diplomatë hungarezë të stacionuar në Mal të Zi.

Deri tani për këto informacione ka vetëm një konfirmim nga pala e qeverisë hungareze: Të enjten, Gergely Gulyas, shefi i kancelarisë së kryeministrit Orban, tha në konferencën e shtypit se ishte e vërtetë qe Nikola Gruevski e kishte përforcuar kërkesën e tij për azil në Ambasadën e Hungarisë në Tiranë.

Por Gulyas e mohoi prerazi që shteti hungarez dhe organet zyrtare hungareze ta kenë ndihmuar Gruevskin për të dalë nga Maqedonia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco