Policia greke ‘blindon’ Athinën, arrestohen 19 persona gjatë natës

Policia greke ‘blindon’ Athinën, arrestohen 19 persona gjatë natës

10:09, 18/11/2018
A+ Aa A-

Demostratat për 45-vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit kundër diktaturës greke të Juntas, janë pasuar me një situate shumë të tensionuar në Athinë.

Policia ka “blinduar” kryeqytetin ndërkohë që gjatë natës, u raportua arrestimi i 19 personave pas episodeve të rënda, që zgjatën 6 orë në qendër të Athinës.

Luftë me molotov, lëndë kimike e sulme me gurë e armë të ftohta në zonën e Politeknikumit dhe Eksarhia në qendër të Athinës mes policisë greke dhe antiqeveritarëve e grupeve të tjera ekstremiste. Nga të dy palët kishte të plagosur lehtë, madje janë kërcënuar edhe gazetarët.

Episode dje pasdite dhe në vijim gjatë natës ka patur edhe në Selanik, në Iraklio Kretë si dhe në qytete të tjera të vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco