FOTO/ Kushton 600 mijë euro, ja makina që ‘groposi’ Gruevskin

FOTO/ Kushton 600 mijë euro, ja makina që ‘groposi’ Gruevskin

08:28, 18/11/2018
A+ Aa A-

Nikolla Gruevski është aktualisht në arrati, ndërsa është dënuar me 2 vite burg si pasojë e një afere korruptive në lidhje me një makinë.

Më saktë bëhet fjalë për një "Mecedes" të tipit Armored, vlera e të cilit shkon deri në 600 mijë euro. Makina e cila quhet ndryshe si "tanku", përdoret për pritjen e zyrtarëve të lartë, ku edhe Angela Merkel u prit me po të njëjtin mjet.

Qeveria e Zaev njëherë e nxori në ankand makinën, por më pas e tërhoqi nga aty, ndërsa ende përdoret nga funksionarë të lartë të shtetit. 

Tashmë Gruevski është në arrati, teksa ka gjetur strehim në Hungari, edhe pse së fundmi mendohet që ai mund të ketë lëvizur nga aty. Epo një makinë me sa duket ka ndryshuar fatet politike në Maqedoni, por edhe fatet e jetës së ish-kryeministrit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco