FOTO/ Mediat malazeze publikojnë pamjet e arratisjes së Nikolla Gruevskit

FOTO/ Mediat malazeze publikojnë pamjet e arratisjes së Nikolla Gruevskit

21:12, 17/11/2018
A+ Aa A-

Mediat malazeze kanë publikuar pamjet që tregojnë se si u arratis ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Ka qenë e përditshmja ‘Vijesti’ e cila ka përshkruar itineraririn e Gruevskit për tu larguar nga Maqedonia.

Sipas gazetës malazeze ‘Vijesti’, Gruevski nga Shqipëria ka hyrë në Mal të Zi më 11 nëntor në orën 19:19 përmes vendkalimit kufitar Bozhaj. Në të njëjtën ditë në orën 22:16 është larguar nga Mali Zi duke hyrë për në Serbi përmes vendkalimit kufitar Dobrakovo.

Ai ka hyrë në Serbi me një veturë me targa 55AO5 dhe shoqërohej nga  zv.ambasadori hungarez në Mal të Zi Casar Josef Zoltan dhe konsulli Felegjazi Shaba.

Media malazeze gjithashtu ka nxjerrë edhe disa fotografi te Gruevskit ku pretendohet se ka kaluar nga Mali i Zi për në Serbi.

Kujtojmë se ish kryeministri i Maqedonisë është dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco