Gruevski kaloi në Mal të Zi: Hyri dhe doli në datën 11 nëntor

Gruevski kaloi në Mal të Zi: Hyri dhe doli në datën 11 nëntor

08:25, 16/11/2018
A+ Aa A-

Ikja e Gruevskit nga Maqedosnia ka sjellë reagime të shumta edhe në politiken e rajonit edhe atë ndërkombëtare.

Edhe Ministria e Brendshme e Malit të Zi, pas autoriteteve shqiptare, pranoi se ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ka hyrë dhe ka dalë në datën 11 nëntor. Përmes një deklarate për shtyp, kjo ministri thekson se policia ka kryer të gjitha procedurat në respekt të ligjit.

Një ditë më parë, policia shqiptare bëri me dije se Gruevski ka dalë nga Shqipëria si pasagjer në makinën e ambasadës Hungareze. Mësohet se në datën kur Gruevski ka dalë nga territori shqiptar përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, ai nuk ka qenë në kërkim. Ai është shpallur në kërkim nga Interpol Shkupi më datë 13 nëntor 2018.

Ndërkaq, në Hungari, ministri i Jashtëm sqaroi se çështja e Gruevskit do të trajtohet nga ana juridike dhe jo politike. Ndërsa opozita në Budapest ka shpërndarë pankarta ku shihet ish-Kryeministri maqedonas me kreun e qeverisë hungareze Viktor Orban.

Prokurorët në Shkup kanë nisur hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm për arratisjen e Gruevskit. Dyshohet se ish-Kryeministri është ndihmuar nga oficerë në Ministrinë e Brendshme maqedonase. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco