Hetimet/ Zyrtarë të policisë ndihmuan në arratisjen e Gruevskit nga Maqedonia

Hetimet/ Zyrtarë të policisë ndihmuan në arratisjen e Gruevskit nga Maqedonia

16:17, 15/11/2018

Për shkak të dyshimeve se persona të caktuar zyrtarë, duke e keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe autorizimet e tyre zyrtare i kanë mundësuar të dënuarit Nikolla Gruevski që në mënyrë ilegale të largohet nga Republika e Maqedonisë, Prokuroria ka filluar procedurë parahetimore.

“Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit duke ndjekur informacionet lidhur me arratisjen e të dënuarit. N.G. si dhe shkrimet në media dhe në interes të opinionit ka krijuar lëndë sipas zërave të thënë. Lidhur me këtë ngjarje ekzistojnë baza dyshimi se persona të caktuar zyrtarë, duke e keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe autorizimet e tyre zyrtare, i kanë mundësuar të dënuarit që në mënyrë ilegale të largohet nga Republika e Maqedonisë”, njoftoi Prokuroria Publike.

Lënda, siç citohet, i është dhënë prokurorit kompetent dhe në kuadër të procedurës parahetimore  janë dhënë urdhëresa për grumbullimin e të dhënave lidhur me këtë ngjarje.

Ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, i cili duhej që të paraqitej për vuajtjen e dënimit dyvjeçar me burg për lëndë “Titanik”, nën ende rrethana të panjohura është arratisur në Hungari, ku ka kërkuar azil politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment