Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

Fati i Gruevskit, opozita hungareze kërkon arrestimin e tij....

Fati i Gruevskit, opozita hungareze kërkon arrestimin e tij....

08:43, 15/11/2018
A+ Aa A-

Partitë opozitare hungareze i kanë bërë thirrje qeverisë hungareze të arrestojë dhe sa më shpejt të ekstradojë ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil në Hungari.

Partia nacionaliste hungareze “Jobbik” si dhe partitë e majta “Dialogu” dhe koalicionet Demokratike, sot njoftuan se Gruevskit duhet ti refuzohet azili dhe duhet të ekstradohet në Maqedoni.

Zëdhënës i “Jobbik” Adam Mirkocki, e ka cilësuar rastin si “skandal të paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminale i kërkuar” nga një vend ku nuk ka luftë dhe se ai nuk është i përndjekur mbi baza fetare apo politike.

Richard Barabash, zëdhënës i “Dialogut”, theksoi se vendi i Gruevskit është “prapa grilave”./Alsat.M/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco