Ç’po ndodh në Maqedoni, 2 ish-ministra po tentojnë të arratisen si Gruevski

Ç’po ndodh në Maqedoni, 2 ish-ministra po tentojnë të arratisen si Gruevski

14:50, 14/11/2018
A+ Aa A-

Paraburgimi për të akuzuarit në lëndën “Titanik”, Mile Janakieski dhe Kirill Bozhinovski është kërkuar pasi që gjatë ditës së djeshme Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka marrë informacione se ata janë duke u përgatitur të arratisen në të njëjtën mënyrë si edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, sqaroi para gjykatës prokurorja e PSP-së, Lile Stefanovska në fillim të seancës së sotme për lëndën “Titanik”.

“Gjatë ditës së djeshme morëm informacione se jo vetëm që Gruevski është dhënë në arrati, por se në të njëjtën mënyrë janë duke u përgatitur të arratisen edhe Janakieski dhe Bozhinovski”, theksoi Stefanova.

Ajo kërkoi nga gjykata, Gruevski, i cili gjithashtu është një prej të akuzuarve në këtë lëndë, të gjykohet në mungesë.

Ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Janakieski dhe ish- sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë Bozhinovski, u është përcaktuar paraburgim prej 30 ditësh. Ata mbrëmë janë dërguar në Burgun hetimor “Shkup” në Shutkë.

Janakieski dhe Bozhinovski akuzohen në disa lëndë të PSP-së për të cilat udhëhiqen procedura gjyqësore.

Ndalimi i tyre pason pas arratisë së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski në Hungari ku ka kërkuar azil politik. Gruevski të premten duhej të paraqitet për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vitesh për rastin “Tanku”. Pas tij është shpallur fletarrestim ndërkombëtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco