Arrestohen dhe paraburgosen ish-ministri dhe ish- Sekretari i qeverisë Gruevski

Arrestohen dhe paraburgosen ish-ministri dhe ish- Sekretari i qeverisë Gruevski

08:36, 14/11/2018
A+ Aa A-

Edhe pse nuk munden që të arrestojnë ish-kryeministrin Gruevski policia e Maqedonisë ka vënë në pranga Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-sekretari i përgjithshëm qeverisë, Kirill Bozhinovski. Ata  janë arrestuar mbremë vonë dhe janë vendosur në burgun e Shuto Orizares.

Kërkesën për paraburgim e ka dorëzuar Prokuroria Speciale, ndërsa mbrëmë Katica Janeva për 1TV tha se deri tani nuk është kërkuar paraburgim pasi ata i kanë respektuar masat e kujdesit.

Janakieski dhe Bozhinovski janë nën hetime në rastin “Talir”, ndërsa janë të akuzuar në disa lëndë tjera mes të cilave edhe në rastin “Titanik”, për të cilin sot është caktuar seancë në orën 09:30.

Kjo ndodh pasi Gruevski u arratis në Hungari, duke qenë i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata Penale. Mile Janakieski mbrëmë e dënoi ikjen e Gruevskit.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco