Zhdukja e Gruevskit, Ministri Spasovski: Gjykatësit janë përgjegjës për ikjen e tij

Zhdukja e Gruevskit, Ministri Spasovski: Gjykatësit janë përgjegjës për ikjen e tij

13:06, 13/11/2018
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, tha se nuk mendon që të japë dorëheqje nga posti i ministrit pas tentativës së pasuksesshme të policisë, për të arrestuar Nikolla Gruevskin.

Ai tha se mendon për përgjegjësinë e cila sipas tij duhet të kërkohet tek gjykatësit, të cilët siç tha, nuk vendosin të paraburgosin ata që mund të ikin,

“Paramendojeni ka paraburgim për vjedhje të rënda, ndërsa për vepra të rënda penale nuk ka paraburgim. Policia punon sipas urdhrave gjyqësor. Ekzistojnë masa për siguri dhe ato i jep gjykata”, tha Spasovski.

Ai tha se MPB-ja do të vijë tek informacionet dhe do ta gjejë Gurevskin.

“Kjo nuk është vetëm për Gruevskin, por për gjithë personat. Ligji për procedurë penale tregon se si duhet të veprohet me persona të tillë. Unë mendoj se nëse i përgjojmë komunikimet në kundërshtim me ligjin sikur më parë, do të kemi probleme serioze. E kërkojmë Gurevskin në shtëpinë e tij, i kontrollojmë makinat. Nëse kemi urdhër do të futemi në çdo objekt. Do të veprojmë vetëm mbi bazë të informacioneve të marra”, tha Spasovski.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco