Bombë në derën e shtëpisë së zëvendës prokurorit publik

Bombë në derën e shtëpisë së zëvendës prokurorit publik

09:35, 13/11/2018
A+ Aa A-

Policia greke është vënë në alarm që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm nga një pajisje shpërthyese e vendosur para banesës së zëvendësprokurorit Publik të Gjykatës së Lartë.

Policia u sinjalizua nga një telefonatë e mbërritur rreth orës 03.54 në zougla.gr nga një person anonim, i cili paralajmëroi se një pajisje shpërthyese do të aktivizohej në rrugën Adramythounë Byron brenda  20 minutave.

Menjëherë forca të shumta mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan zonën. Dhe në fakt paralajmërimi rezultoi i vërtetë.

Njësia e çaktivizimit të mekanizmave eksploziv konstatoi gjatë kontrollit një bombë të improvizuar në një tenxhere, e cila ishte montuar në një motor që gjendej i parkuar jashtë ndërtesës në të cilën banon zëvendësprokurori. 

Pajisja fatmirësisht nuk shpërtheu, ndoshta për shkak të një gabimi në lidhjen e saj. Njësia e çaktivizimit të mekanizmave eksploziv arriti ta neutralizojë atë pa një shpërthim të kontrolluar, gjë që lehtëson punën e specialistëve të laboratorit.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për aktin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco