Doktorët braktisin Serbinë

Doktorët braktisin Serbinë

10:45, 12/11/2018
A+ Aa A-

Rreth 10 mijë mjekë kanë lënë Serbinë në 20 vitet e fundit për të kërkuar kushte më të mira pune dhe paga më të larta, raporton gazeta serbe "Politika", sipas të cilës numri vjetor mesatar i të larguarve është 800 mjekë.

"Vështirë t’u rezistohet pagave të mjekëve tre deri në shtatë herë më të larta se pagat e mjekëve serbë. Në shumë vende evropiane, ato arrijnë në 4 000-5 000 euro në muaj”, shkruan gazeta. “Është vështirë të pengosh largimin e mjekëve dhe personelit shëndetësor në vende të tjera. E vetmja mënyrë është rritja e pagave. Është pozitive rritja e pagës së tyre në Serbi, por nuk është e mjaftueshme", theksoi kryetar i Komitetit të Dhomës serbe të Institucioneve Shëndetësore.

“Rumania ka pasur probleme në të kaluarën të ngjashme me tonat, ka vendosur të rrisë pagat e mjekëve nga 1 000 deri në 2 800 euro në muaj dhe ato të infermierëve nga 530 euro në 980 dhe në këtë mënyrë emigrimi u reduktua”, shtoi ai.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco