Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Oliver Ivanoviçi u vra me urdhër të Beogradit, ja njeriu më i afërt që e tradhtoi’

‘Oliver Ivanoviçi u vra me urdhër të Beogradit, ja njeriu më i afërt që e tradhtoi’

23:05, 09/11/2018
A+ Aa A-

Vrasja e Oliver Ivanoviç-it ka tërhequr vëmendjen e opinionit botëror dhe ndërkombëtar.

Një vit pas vrasjes, emisioni “Udhëve” i RTK-së, ka siguruar informacione në të cilat thuhet se në bazë të hulumtimit të dëshmitarëve, urdhri për eliminimin e Oliver Ivanoviçit është dhënë në Beograd. Konkretisht i gjithë plani për eliminimin e ish-liderit serb të veriut është organizuar nga shërbimet sekrete serbe, përkatësisht shefit të BIA-s.

RTK citon dëshmitë nga gazetarët hulumtues serbë të produksionit “Rekoshed” dhe ato të dëshmitarëve të ndryshëm, sipas të cilave Beogradi, nëpërmjet shërbimeve sekrete serbe, kishte vrarë Ivanoviqin.

Për më tepër, kjo ishte bërë në bashkëpunim me vetë gruan me të cilën Ivanoviç po bashkëpunonte, Milena Ivanoviç, e cila ishte rekrutuar nga shërbimi sekret serb.

Përveç gruas së tij, këtu ishte i përfshirë edhe Shefi i të Ashtuquajturës Zyrës për Kosovën nga qeveria e Serbisë, Marko Djuriq.

Ndryshe, Ivanoviç nga qeveria serbe njihej si një nga zërat më kritikë të politikave të Beogradit dhe Vuçiq-it.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco