Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Qeveria dhe kisha arrijnë marrëveshjen për pagesat e priftërinjëve

Qeveria dhe kisha arrijnë marrëveshjen për pagesat e priftërinjëve

13:44, 07/11/2018
A+ Aa A-

Qeveria greke dhe Kisha Ortodokse ranë dakord në parim të martën për të hequr nga borderotë shtetërore rreth 10 mijë priftërinj dhe punonjës ndihme. Kjo lëvizje pritet t’i hapë rrugë ndarjes përfundimtare midis Kishës dhe shtetit.

Kisha Ortodokse Greke ka luajtur një rol kryesor në jetën e vendit për shumë shekuj dhe sipas kushtetutës ortodoksia njihet si feja zyrtare. Për shumë grekë, identiteti i tyre kombëtar është i lidhur ngushtë edhe me fenë.

Sipas marrëveshjes së arritur midis kryeministrit Alexis Tsipras dhe kryepeshkopit Jeronim, shteti do t’i transferojë një subvencion vjetor Kishës për të paguar klerin. Deri tani pagat e priftërinjve i kanë kushtuar shtetit helen mbi 200 milionë euro në vit. Marrëveshja gjithashtu parashikon zgjidhje për çështjen e pronave të kishës greke që është dhe një prej pronarëve më të mëdhenj të vendit.

Marrëveshja e arritur duhet të miratohet së pari nga kabineti qeveritar dhe më pas nga Parlamenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco