Lëkundje të forta tërmeti në Greqi

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi

11:25, 04/11/2018

Dy lëkundje, në harkun e 7 minutave, janë regjistruar në ishullin grek të Zantes, e goditur në 26 tetor nga një tërmet me magnitudë 6.4.

Nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Instituti gjeodinamik i Athinës bën me dije që lëkundja e parë ka qenë 4.4 ballë dhe është regjistruar në orën 05:11 ora lokale, me epiqendër 78 kilometra në jug të Zantes dhe me një thellësi 10 km.

Shtatë minuta më pas, një tjetër lëkundje me magnitudë, 5.0 ka goditur sërish ishullin me epiqendër rreth 59 km në jug-perëndim të ishullit dhe thellësi 7 km.

Nga tërmeti i 26 tetori ka pasur rreth 21 lëkundje me magnitudë nga 4.0 deri në 5.5 ballë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment