Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Maqedoni, gjykata 'ngrin' pasuritë e partisë së opozitës

Maqedoni, gjykata 'ngrin' pasuritë e partisë së opozitës

10:28, 02/11/2018
A+ Aa A-

Një gjykatë në Shkup ka ngrirë pasurinë e partisë opozitarë maqedonase, VMRO-DPMNE, shkruan Deutsche Welle. Kjo masë përfshin 69 imobilie të partisë nacionaliste. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme të Maqedonisë drejtuar gjykatës, kjo e fundit ka ngrirë pronat e partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE. Gjithsej 69 objekte. Sipas prokurorisë kjo bëhet që të mënjanohet gjatë hetimeve mundësia e shitjes apo dhënies me qira të këtyre objekteve.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme drejtohen kundër 14 personave, mes tyre edhe ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, partia e të cilit qeverisi në Maqedoni nga viti 2006-2017. Prokuroria ka akuzuar të dyshuarit, se në këtë kohë kanë kryer pazare ilegale për financimin e partisë në vlerë prej 4,9 milionë eurosh. Gruevski pavarësisht nga ky proces, është dënuar në një çështje tjetër me dy vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco