Marrëveshjet Greqi - Maqedoni, Osmani për vizitë pune në Athinë

Marrëveshjet Greqi - Maqedoni, Osmani për vizitë pune në Athinë

11:22, 01/11/2018
A+ Aa A-

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane I Maqedonisë Bujar Osmani, do të udhëtojë në Athinë për vizitë pune, ku do të takohet me ministrin alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos.

Në takim, siç shpjegohet nga kabineti i Osmanit, do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, marrëveshja e Prespës detyrimet që krijohen për dy vendet, si dhe për të gjitha çështjet tjera të interesit bilateral, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Zëvendës-kryeministri Osmani dhe ministri Katrougalos do të marrin pjesë në fluturimin e parë pas një pauze më shumë se 10 vjet nga Athina për Shkup, ndërsa ministri Katrougalos do ta shoqërojë në mënyrë simbolike zëvendës-kryeministrin Osamni në aeroportin e Athinës.

Linja e re ajrore Shkup – Athinë do të realizohet dy herë në javë, gjegjësisht çdo të martë dhe enjte ndërsa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco