Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Maqedonia do të rifillojë fluturimet drejt Greqisë pas marrëveshjes së emrit

Maqedonia do të rifillojë fluturimet drejt Greqisë pas marrëveshjes së emrit

22:42, 31/10/2018
A+ Aa A-

Fluturimet e drejtpërdrejta midis Maqedonisë dhe Greqisë do të rifillojnë pas më shumë se një dekade. Në mes të shkrirjes në marrëdhëniet pas një marrëveshje për të riemërtuar vendin "Maqedonia e Veriut", zëvendëskryeministri Bujar Osmani planifikon të jetë në fluturimin e parë nga Athina në kryeqytetin maqedonas të Shkupit të enjten në mbrëmje, shkruan Syri.net.

Osmani planifikon të jetë në Athinë për bisedime me zyrtarët grekë, tha zyra e tij të mërkurën. Aeroporti TAV, i cili operon në aeroportin e Shkupit, tha se Aegean Airlines e Greqisë do të kryejë fluturimet dy herë në javë.

 Shkupi dhe Athina kishin një lidhje të drejtpërdrejtë ajrore nga 2003-2007. Ajo u ndal pasi qeveria e mëparshme konservatore e Maqedonisë e quajti aeroportin e Shkupit,  Aleksandri i Madh, duke zemëruar Athinën.

Qeveria aktuale e maqedonisë e ndryshoi në  ‘Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit’ në shkurt si një gjest të vullnetit të mirë.

Marrëveshja për ndryshimin e emrit të Maqedonisë e arritur në qershor është në procesin e ratifikimit.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco