Shqiptari fsheh 45 kg drogë në kafazin e pëllumbave, arrestohet

Shqiptari fsheh 45 kg drogë në kafazin e pëllumbave, arrestohet

10:15, 31/10/2018
A+ Aa A-

Policia maqedonase ka zhvilluar një aksion në luftën kundër drogës. Kështu policia në Tetovë, në bashkëpunim me sektorin kundër krimit të organizuar, ka kryer kontroll në një kafaz pëllumbash, ku ka gjetur dhe konfiskuar 45 kilogramë drogë e tipit marihuanë.

Deri më tani është arrestuar një person pronë e të cilit ka qenë koteci i pëllumbave, ndërsa po hetohen edhe disa pista të tjera që mund të kenë ndërlidhje me rastin në fjalë. Në vendngjarje pritet të del edhe prokuroria themelore e Tetovës dhe gjykatësi hetues.

Vetëm, gjatë ditës së djeshme, në Tetovë, janë konfiskuar rreth 65 kilogram lëndë narkotike e tipit kanabis sativa dhe marihuanë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco