Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Zbulohet një laborator droge, arrestohet një person

Zbulohet një laborator droge, arrestohet një person

19:30, 30/10/2018
A+ Aa A-

Zbulohet një tjetër laborator droge. Laboratori i drogës është zbuluar në qytetin e Tetovës, Maqedoni. Zyrtarisht bëhet e ditur se, Sektori i Punëve të Brendshme (SBT) të Tetovës, gjatë një kontrolli bastisjeje që ka kryer në Lagjen “Cetinska” në Tetovë, ka zbuluar një laborator për përpunimin e kanabisit dhe vajit të kanabisit. Gjatë bastisjes, SPB Tetovë bashkë me Sektorin Kundër Krimit të Organizuar, kanë konfiskuar rreth katër kilogram drogë të tipit Kanabis Sativa dhe një sasi prej 13 litrash të vajit të kanabis Sativës. Janë konfiskuar edhe mjete pune të mini-laboratorit që ka punuar në këtë lagje.

Mësohet se për këtë rast është arrestuar N. I., nga Tetova i lindur në vitin 1964, i cili po mbahet në paraburgim. Në vendngjarje ka shkuar edhe Prokuroria Themelore e Tetovës dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco