Kuvendi voton me 80 vota pro ndryshimet kushtetuese

Kuvendi voton me 80 vota pro ndryshimet kushtetuese

22:41, 19/10/2018
A+ Aa A-

Qeveria e Maqedonisë ia ka dalë mbanë të sigurojë votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë kështu ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik të fqinjit tonë.

Votimi ishte programuar për t’u zhvilluar gjatë drekës, për t’u shtyrë për në orën 21 dhe për të nisur rreth një orë më vonë. Në fillim të seancës, deputetet e VMRO-së kërkuan që të votohej në mënyrë të fshehtë.

Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese. Mes votuesve, Alsat Maqedonia raporton se kanë votuar edhe Vladanka Aviroviç dhe Sashe Vasilevski.

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, deputetët e opozitës morën pjesë, edhe pse kishin theksuar më herët se seanca konsiderohej e përfunduar. /TCH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco