Maqedoni, Daul: Opozita ka përgjegjësi të madhe në rrugën e vendit drejt BE dhe NATO

Maqedoni, Daul: Opozita ka përgjegjësi të madhe në rrugën e vendit drejt BE dhe NATO

08:49, 19/10/2018
A+ Aa A-

Kryetari i grupit më të fuqishëm në Parlamentin Evropian, Partisë Popullore të Evropës, Joseph Daul, përmes rrjetit social “Twitter”, iu drejtua opozitës maqedonase që të marrë pjesë në marrjen e vendimeve të rëndësishme për gjeneratat e ardhshme.

“Duhet të merren vendime të rëndësishme nga IRJM, e cila do të përcaktojë të ardhmen e gjeneratave. Opozita ka përgjegjësi të madhe për rrugën e vendit në BE dhe NATO dhe duhet të jetë konstruktive në procesin demokratik”, shkruan Daul në “Twitter”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco