Skandali, ministrja maqedone: Bëni aksident, vononi avionët që shqiptarët mos të votojnë

Skandali, ministrja maqedone: Bëni aksident, vononi avionët që shqiptarët mos të votojnë

13:17, 18/10/2018
A+ Aa A-

Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë lëshuar biseda të përgjuara mes ish-ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ministrit të Transportit, Mile Janakievski, të cilët kanë inskenuar raste për të bllokuar rrugët për shqiptarët për të mos votuar në zgjedhjet lokale të 24 marsit 2013, sidomos për Kërçovën dhe Strugën,informon INA.

Këto janë pjesë e hetimit të Prokurorisë Speciale në rastin “Titanik”.

Janakievski në një bisedë ka kërkuar nga aktivistë të tij të shkaktojnë aksident në lokacionin Presekë për të bllokuar rrugën për Kërçovë, pasi që po vinin dy avionë me mërgimtarë nga aeroporti i Ohrit, për të votuar për Kërçovën. Në një bisedë tjetër, Jankullovska kërkon nga Janakievski që të lajmërohet në aeroport të vonojë daljen e udhëtarëve dhe të shkaktojë vonesa.

“Bëni një aksident, vononi avionët në Aeroport, që ti pengojmë ‘shiptarite’ të votojnë”, ka folur atëkohë Janakievski dhe Jankullovska.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco