Zoran Zaev: Detyra jonë, anëtarësimi në NATO dhe BE

Zoran Zaev: Detyra jonë, anëtarësimi në NATO dhe BE

14:27, 11/10/2018
A+ Aa A-

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha se duhet të vazhdohet me realizimin e qëllimit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.

“Duhet të vazhdojmë me guxim dhe vendosmëri në realizimin qëllimit tonë strategjik, anëtarësimin në NATO dhe BE. Është koha kur gjenerata jonë duhet të përcaktoj të ardhëm e shtetit dhe gjeneratave që vijnë. Është koha që fëmijëve tanë dhe gjeneratave që vijnë tu japim shkas që ta gjejnë veten e tyre në Republikën e Maqedonisë”,deklaroi Zaev.

“Tani është koha e fëmijëve tanë dhe të ardhmes. Tani duhet të bëjmë luftë për vende të reja pune, për arsim, shëndetësi, ekonomi dhe prosperitet. Tani është koha që t’u tregojmë skeptikëve se Maqedonia është pjesë e Evropës dhe se e meritojmë atë vend”, tha mes tjerash Zaev.

Deklaratat e Zaev u bënë në shënimin e festës së 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Antifashtiste në Kumanovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco