Gjenden të masakruara tre femra  në kufirin Greqi - Turqi

Gjenden të masakruara tre femra në kufirin Greqi - Turqi

10:27, 11/10/2018
A+ Aa A-

Një skenë e ngjashme për filma horror. Tri femra, origjina e të cilave ende nuk dihet janë gjetur të vdekura në Greqi, pak metra larg lumit Evros në kufi me Turqinë.

Siç raportojnë mediat helene ato janë të moshës 15-30 vjeç, duke hedhur edhe dyshime se mund të jenë nëna dhe dy vajzat e saj.

Ato kishin plagë në trup, dy prej tyre ishin të lidhura me njëra tjetrën, ndërsa tjetra ndodhej disa metra larg.

Pranë tyre është gjetur edhe një thikë, e cila zakonisht përdoret nga gjuetarët. Arma e ftohtë është dërguar në laboratorët mjeko-ligjorë, për të zbuluar gjurmët e gishtave. Ndërsa fakti që njëra prej tyre nuk ishte e lidhur përbën një tjetër mister, shkruan Protothema.

Ende nuk dihen arsyet e krimit, ndërsa grupi hetimor ka përjashtuar mundësinë e vrasjes për grabitje, pasi të gjithë sendet e tyre janë gjetur, me përjashtim të dokumenteve të identifikimit, të cilat nuk i kanë gjetur, shkruan ora neës.

Një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e përdhunimit dhe më pas vrasjes.

Trupat e tri femrave janë gjetur 50 metra larg kufirit, një vend që përdoret për kalimin e emigrantëve të paligjshme. Kjo i bën oficerët e policisë të dyshojnë se mund të bëhet fjalë për gra emigrante që donin të kalonin ilegalisht nga Turqia në Greqi, ndoshta për të kërkuar azil.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco