Videoja që po pëlqehet shumë: Presidentja kroate i rregullon flokët gazetares

Videoja që po pëlqehet shumë: Presidentja kroate i rregullon flokët gazetares

13:41, 27/09/2018
A+ Aa A-

Në çdo paraqitje të saj ndërkombëtare, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, merr vëmendjen e gjithë botës për një veprim a një tjetër.

Në rrjetet sociale po qarkullon së fundmi një video ku ajo shihet duke ndihmuar gazetaren që po e intervistonte, të rregullojë flokët.

Kitaroviç ishte duke u bërë gati për një lidhje direkte në televizionin shtetëror kroat nga New York-u, kur ka kryer këtë veprim për gazetaren.

Në videon e cila nuk është transmetuar direkt në programin e televizionit kroat, por në Twitter shihet se me të vërtetë presidentja është përkujdesur për dukjen e gazetares.

Komentet në këto pamje për presidenten janë të gjitha pozitive duke e vlerësuar gjestin e Presidentes së Kroacisë dhe duke e quajtur atë “mbretëreshë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco