Maqedoni, zjarr në burgun ku gjenden grupi Kumanova

Maqedoni, zjarr në burgun ku gjenden grupi Kumanova

15:21, 25/09/2018
A+ Aa A-

Sipas informacioneve të fundit nga burgu më i madh në Maqedoni, burgu i Idrizovës gjate paradites së sotme ka rënë zjarr. Paradite ka pasur një zjarr të madh gjatë të cilit është djegur i gjithë reparti i pranimit ne këtë institucion.

Tani për tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, por vetëm dihet se ka shpërthyer nga çatia. Është ndërhyrë nga njësitet e zjarrfikësve dhe zjarri është nën kontroll dhe është shuar.

Ndërkohë bëhet e ditur se disa javë më parë të burgosurit e Grupt Kumanova janë transferuar në këtë burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco