Shpëtohen fëmijët e rrëmbyer në Qipro, policia arreston rrëmbyesin!

Shpëtohen fëmijët e rrëmbyer në Qipro, policia arreston rrëmbyesin!

14:22, 25/09/2018
A+ Aa A-

Gjenden dy fëmijët e rrëmbyer në Qipro, 11-vjeçarët Themistocles Dolglis dhe Philip Stamatakis, që u rrëmbyen mëngjesin e sotshëm në oborrin e shkollës së tyre në Larnaka. Këtë zhvillim pozitiv sapo e ka konfirmuar Ministri i Arsimit të Qipros në Twitter. Këtë lajm të mirë i ka dhënë prindërve Ministri i Arsimit që ka informuar prindërit se fëmijët u gjetën.

Fëmijët u gjetën në një ndërtesë pranë shkollës fillore, të cilën policia e rrethoi me forca të shumta dhe arriti të shpëtojë djemtë dhe arrestojë rrëmbyesin. Ai ishte  një 35-vjeçar qipriot, që tani po merret në pyetje ,njoftojnë mediat greke, që thonë paraprakisht se ai kërkonte shpërblim. Vendodhja e fëmijëve u zbulua pasi u dhanë iinfomacione nga qytetarët, pas alarmit kombëtar, se kishin parë rrëmbyesin e dyshuar me dy djemtë duke hyrë në bllokun e apartamenteve, përcjell Syri.net. 

Fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe prindi i njeri prej tyre ka dhënë një falenderim të madh për të gjithë ata që kontribuan për gjetjen e tyre.

Rrëmbimi ndodhi mëngjesin e sotshëm në shkollën fillore “Kamaros” në Larnaka, ku një person që u hoq si mësues, i kërkoi disa fëmijëve ta ndihmonin që të transportonte disa libra. Nga grupi i fëmijëve u ofruan dy fëmijët 11-vjeçarë që më pas, nuk u paraqitën më në mësim.

Fëmijët vinin të dy nga familje greke. Babai i Stamaki dhe nëna e Dolgis punonin sëbashku në spitalin e përgjithshëm të Larnakas, ai mjek dhe ajo infermiere. Policia e Qipros nisi një operacion të madh, kontroll nga ajri me helikopterë dhe ngritje pikash kontrolli në rrugë, porte dhe aeroporte.

Urime nga Presidenti i Republikës

Urimet e tij për përpjekjet titanike të autoriteteve përgjegjëse po ashtu edhe për qytetarët që kontribuan në identifikimin e dy të vegjëlve janë dhënë edhe nga Presidenti i Qipros, Nikos Anastasiadis përmes Twitter-it. “Urime Për Policinë e Qipros , të gjitha autoritetet e republikës, për por edhe për qytetarët që me informacione kontribuan në idfentifikimin e dy të miturve”. Falenderime nga zemra!” ka shkruar ai./SYRI.NET  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco