VIDEO/ Operacion i madh në Qipro për gjetjen e 2 fëmijëve të rrëmbyer, ja ç'filmuan kamerat

VIDEO/ Operacion i madh në Qipro për gjetjen e 2 fëmijëve të rrëmbyer, ja ç'filmuan kamerat

13:26, 25/09/2018
A+ Aa A-

Qiproja është në alarm sot për gjetjen e dy fëmijëve, dy djemve 11-vjeçarë të rrëmbyer nga shkolla, njoftojnë mediat greke. Informacioni më i fundit flet për katër automjete që u kapën nga kamerat dhe që po hetohen krahas dëshmive.

Policia është duke përgatitur një skicim, një portret për të dyshuarin si rrëmbyes bazuar në përshkrimet dhe ka siguruar video nga kamerat e vëzhgimit. Po ashtu, ka nisur një takim midis prindërve dhe mësueve në shkollë.

Dy fëmijët ishin nxënës në klasën e gjashtë të shkollës fillore “Kamaros” në Larnaka. Ata quhen Themistocly Dolgli dhe Philip Stamatakis dhe janë shokë me njeri-tjetrin. Prindërit e dy fëmijëve  nga Greqia janë të punësuar në spitalin e e përgjithshëm të Larnakës. Babai i njërit prej fëmijëve është mjek dhe nëna e fëmijës tjetër, infermiere.

"Hetimet e Policisë janë në fazën fillestare, tha Zv. Shefi i Policisë së Qipros, që kërkoi të ruhej qetësia, pasi ka një mobilizim të fortë. Tani për tani nuk mund të bëhen deklarata më tepër."

Si ndodhi rrëmbimi

Rrëmbyesi thuhet se iu afrua një grupi fëmijësh jashtë shkollës për të kërkuar ndihmë për diçka që donte të fuste në makinë. Atij i janë ofruar, dy djemtë 11-vjeçarë. Burri përshkruhet si me trup të fortë, me mjekër dhe bluzë të zezë. Thuhet se ai i gënjeu fëmijët duke u thënë se ishte mësuesi i tyre i ri dhe donte pak ndihmë.

Mungesa e dy fëmijëve u ndie kur ra zilja dhe fëmijët e tjerë hynë në klasë. Menjëherë u njoftua policia, e cila fillimisht kërkoi rrotull zonës, por pa rezultat.

Një operacion gjigand po zhvillohet; helikopteri i Policisë nga ajri dhe Policia Rrugore si dhe të gjitha Departamentet e Policive janë përfshirë për gjetjen e fëmijëve dhe janë ngritur pika kontrolli.

Policisë i arrijnë vazhdimisht informacione, që i analizon.

Pak minuta pas rrëmbimit të dy fëmijëve në shkollën fillore “Kamaros”, policia mori informacion për një bombë në një tjetër shkollë fillore në Larnaka, tek "Drosia". Por, pas hetimit, doli se ishte një farsë, alarm i rremë, përcjett Syri.net. Policia gjykon se kjo thirrje telefonike është bërë të për hequr vëmendjen nga rrëmbimi.

Prindërit e fëmijëve të shkollës “Kamaros" kanë vrapuar për të marrë fëmijët nga shkolla, por ata janë detyruar të firmosin një sërë dokumentesh para se t’ua japin fëmijët.

Sipas njoftimeve, deri tani në rrëmbim janë përfshirë meshkuj të moshës 50-60 vjeç, 1.70-1.80 të gjatë, që duket se lëvizin me një makinë gri. /SYRI.NET

 

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco