Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Nuk ka plan B, Dimitrov: Rruga për në NATO dhe BE kalon përmes marrëveshjes me Greqinë

Nuk ka plan B, Dimitrov: Rruga për në NATO dhe BE kalon përmes marrëveshjes me Greqinë

14:00, 24/09/2018
A+ Aa A-

“Mjaftueshëm jemi pjekur si shoqëri që të ballafaqohemi me realitetin – rruga drejt BE-së dhe NATO-s është përmes marrëveshjes me Greqinë. Gjithë liderët duke filluar nga sekretari i përgjithshëm NATO-s Jens Stoltenberg, deri tek kancelaria gjermane Angela Merkel kanë treguar se nuk ka plan B, që të ulemi në atë tavolinë dhe gjithë ata që janë të ulur atje, duan të na shohin edhe neve”.

Këtë e tha sot në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, i cili sqaroi aspektet e marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Dimitrov tha se garancat për anëtarësim në NATO janë të forta, pasi marrëveshja nuk mund të hyjë në fuqi nëse Parlamenti i Greqisë nuk miraton protokollet për anëtarësim të vendit në NATO.

Ai në konferencë për shtyp i shpjegoi gjitha aspektet e marrëveshjes së Prespës, duke shtuar se gjatë javës së kaluar ka parë tek qytetarët shumë dezinformata.

“Shtetësia do të jetë maqedonas/shtetas i Maqedonisë Veriore, që do të theksohet në gjitha dokumentet. Gjuha zyrtare do të jetë gjuha maqedonase. Kodet ndërkombëtare do të mbeten MK dhe MKD, në përjashtim të targave të regjistrimit të veturave”, tha Dimitrov.

Ai shtoi se amendamentet kushtetuese që duhet të miratohen pas referendumit, do të formulohen nga Kuvendi i Maqedonisë me dy të tretat e votave, me debat publik, diskutime në komisione dhe afate të parapara sipas Rregullores së Kuvendit”, shtoi Dimitrov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco