Referendumi për emrin e Maqedonisë, Ivanov: Nuk do të votoj më 30 shtator

Referendumi për emrin e Maqedonisë, Ivanov: Nuk do të votoj më 30 shtator

12:19, 23/09/2018
A+ Aa A-

Presidenti Gjorge Ivanov gjat takimit me Diasporën e Bashkuar të Maqedonisë në Detroit të SHBA-së ka bërë të ditur se nuk do të votoj në referendumin e 30 shtatorit.

"Dy herë kam fituar besimin e qytetarëve për të mos lejuar ndryshime të Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues, kam fituar besimin që të mos pranoj idetë dhe sugjerimet që rrezikojnë identitetin kombëtar, të veçantën e kombit maqedonas, gjuhën maqedonase dhe modelin e Maqedonisë për bashkëjetesë. Unë nuk heq dorë nga premtimi im. Prandaj, më 30 shtator, nuk do të dal për votim", porositi presidenti Gjorge Ivanov nga Detroiti, njoftojnë nga Zyra e Presidentit.

Ivanov theksoi se në bazë të nenit 7, paragrafi 3 për referendum,askush nuk mund të thirret për të mbajtur përgjegjësi për votim gjegjësisht mos votim në referendum. apo mos votuar në një referendum. Çdo qytetar, tha Ivanov, ka të drejtën të vendosë se si do të veproj në referendum, të dalë të votojë, ose, të mos dalë dhe të bojkotojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco