Zaev-Pence: Marrëveshja e Prespës siguron vendin e merituar në strukturat euroatlantike

Zaev-Pence: Marrëveshja e Prespës siguron vendin e merituar në strukturat euroatlantike

23:53, 20/09/2018
A+ Aa A-

Përkrahje dhe inkurajim për marrëveshjen e Prespës, ka marrë Kryeministri Zoran Zaev nga nënkryetari i ShBA-ve Mike Pence në takimin e sotshëm në Washington.

Siç shkroi Zaev në  në rrjetin e tij social “Facebook”, Pence ka përshëndetur përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së marrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mundësia të bisedojmë me nënkryetarin e ShBA-ve Mike Pence erdhi në moment historik për Republikën e Maqedonisë. Nga nënkryetari Pence morëm mesazh të inkurajimit për përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së marrëveshjes së Prespës. Në takim u theksua se me marrëveshjen e siguruam vendin e merituar në strukturuarat euroatlantike. Me këtë e sigurojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e qytetarëve tanë”, shkoi Zaev.

Takimi u realizua me ftesën e nënkryetarin Pence, ndërsa vijon pas vizitave të Sekretarin të Mbrojtjes të ShBA-ve, James Mattis dhe Sekretarit Shtetëror të ShBA-ve Wess Mitchell dhe përkrahjes së treguar për referendumin dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Me Kryeministrin Zoran Zaev në Washington janë edhe zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco