Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Samiti i OKB, Vuçiç zëvendësohet nga kryeministrja serbe

Samiti i OKB, Vuçiç zëvendësohet nga kryeministrja serbe

14:44, 19/09/2018
A+ Aa A-

Sipas raportimeve të mediave serbe, do të jetë kryeministrja Ana Brnabic ajo që do të zëvendësojë presidentin Vuçiç në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju jork. Sipas mediave ky zëvendësim ndodh për shkak të axhendës së ngarkuar të kreut të shtetit serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk do të përfaqësojë Serbinë, javën e ardhshme, në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në vend të tij, sipas të përditshmes serbe “Danas”, do të jetë kryeministrja Ana Brnabic ajo që do të udhëtojë në Nju Jork.

Sipas mediave serbe kreu i shtetit ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të axhendë së ngjeshur. Një javë më parë ai ishte shprehur se mund të ishte Brnabic ajo që do të shkonte në Nju Jork, pasi ai nuk mund të ishte gjithnjë jashtë vendit.

Ndërkohë ende nuk është konfirmuar data e saktë e takimit mes presidentit serb Vuçiç dhe Atij rus Vladimir Putin dhe pse më parë presidenca serbe kishte bërë të ditur me anë të një deklarate për media se takimi do të mbahej brenda muajit shtator.

Ndërkohë mediat në Kosovë shkruajnë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javën e ardhshme pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. Një takim që është komentuar si një goditje e madhe për Beogradin zyrtar nga mediat serbe. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco