Referendumi i 30 shtatorit, Sekretari amerikan James Mattis vizitë në Maqedoni

Referendumi i 30 shtatorit, Sekretari amerikan James Mattis vizitë në Maqedoni

10:01, 17/09/2018
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, do të vizitojë sot Maqedoninë. Mattis pritet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministren e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, dhe më pastaj është parashikuar deklaratë e përbashkët për media.

Për delegacionin e ShBA-ve të udhëhequr nga Mattis do të organizohet pritje solemne në aeroportin ndërkombëtar “Shkupi” dhe para ndërtesë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Sekretari amerikan Mattis javën e kaluar deklaroi se do ta vizitojë Maqedoninë duke shprehur përkrahje të qartë për referendumin e 30 shtatorit për çështjen e emrit, por edhe shqetësim për shkak të ndërhyrjes së mundshme të Moskës në proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tonë nga Maqedonia dhe do t’u bëj me dije se ShBA-të e përkrahin popullin e Maqedonisë”, tha Mattis në deklaratë për Reuters.

Ai ka shtuar më tej se Rusia edhe më parë është përfshirë në raste të tilla, që nga Estonia e deri tek Shtetet e Bashkuara, nga Ukraina e deri në Maqedoni.

Vizita e zotit Mattis do të bëhet pas asaj të një tjetër zyrtari të lartë amerikan në Shkup, Ëess Mitchel-it, Ndihmës-Sekretar i Shtetit, i cili të enjten është në plan të shkojë atje, për të shprehur mbështetjen amerikane për referendumin e 30 shtatorit, ku duhet të vendoset për emrin e ri të Maqedonisë.

Referendumi shikohet si historik. Një rezultat pozitiv do t’ia hapte rrugën vendit ballkanik për t’u bërë anëtari i tridhjetë i Aleancës Veriatlantike, NATO-s dhe do ta përshpejtonte procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë kuadër, një numër zyrtarësh të lartë perëndimorë kanë udhëtuar ditët e fundit në kryeqytetin e Maqedonisë, për të dhënë mbështetje dhe për të bindur kundërshtarët e referendumit se ndryshimi i emrit të Maqedonisë është mundësia e vetme që ky vend të bëhet pjesë e familjes së madhe euro-atlantike.

Kancelarja Angela Merkel ishte të shtunen e kaluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco