Zyrtari i lartë i SHBA, Mitchell: Votoni në referendum, është mundësi historike që s’përsëritet

Zyrtari i lartë i SHBA, Mitchell: Votoni në referendum, është mundësi historike që s’përsëritet

08:44, 14/09/2018
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të dalin dhe të votojnë në referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

“Ky është një vendim, të cilin vetëm maqedonasit mund ta sjellin, andaj edhe ju inkurajoj që të shfrytëzoni të drejtën tuaj, por edhe përgjegjësinë dhe në referendum të dilni dhe të votoni. Mendoj se kjo është një mundësi historike dhe mendoj se duhet të dilni pasi vlerësoj se janë të vogla gjasat që të keni edhe një mundësi tjetër”, ka porositur në Shkup, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Ëess Mitchell pas takimit me kryeministrin, Zoran Zaev.

Mitchell tha se ka pasur bisedime konstruktive me kryeministrin Zoran Zaev, shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe liderin e opozitës, Hristijan Mickovski. Në këto takime diplomati amerikan tha se vendimin në referendum mund ta sjellin vetëm qytetarët e Maqedonisë.

“Maqedonia në rrugën drejt perëndimit është një kohë të gjatë, i ftoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën dhe lirinë themelore për të votuar. Është në interes të Maqedonisë që t’i siguroj se zëri i qytetarëve të saj do të dëgjohet. SHBA-ja mbështet Maqedoninë në këtë proces. Besoj se është në interes të Maqedonisë, në interes të Evropës dhe të Amerikës që të ketë Ballkan stabil, të sigurt dhe prosperues. Ky ishte mesazhi im në të gjitha takimet”, ka deklaruar Mitchell.

 

I pyetur lidhur me pasojat nëse referendumi dështon, Mitshell tha se nuk dëshiron të spekulojë, por edhe njëherë përsëriti mbështetjen amerikane për Maqedoninë duke theksuar se Uashingtoni është i interesuar për ruajtjen e stabilitetit dhe të sigurisë në rajon.

Në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të publikuar pas takimit të diplomatit të lartë amerikane me ministrin Nikolla Dimitrov, thuhet se “SHBA-ja në këtë takim ka theksuar pritjet për një referendum të suksesshëm dhe zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë”.

Dimitrov, në takim nënvizoi rëndësinë që ka për Maqedoninë mbështetja nga Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Maqedonisë dhe bashkëpunimin e bazuar në partneritetin strategjik.

“Anëtarësimi ynë i merituar në NATO do të kontribuojë në ndërtimin e një Maqedonie me prosperitet dhe të sigurt, e cila është e rëndësishme për të gjithë rajonin”, deklaroi në takim, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco