Emri i Maqedonisë, zbulimi i WikiLeaks i hedh benzinë zjarrit, forcon Zaev, po jo Tsipras ...

Emri i Maqedonisë, zbulimi i WikiLeaks i hedh benzinë zjarrit, forcon Zaev, po jo Tsipras ...

11:40, 05/09/2018
A+ Aa A-

Një dokumenti i publikuar nga Wikilieaks i ka hedhur benxinë zjarrit të marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë, mes fqinjëve tanë lindorë dhe dhe Greqisë.

Dokumenti i referohet një letre që Ambasadori amerikan në Shkup i dërgon departamentit të shtetit në korrik 2008. Aty prtendohet se WMRO, atëherë në pushtet e drejtuar nga Gruevski e kishte pranuar emërtimin 'Republika Maqedonisë së Veriut', të cilin sot e kundërshton duke mbërritur deri në pikën e bojkotimit të referendumit që do të mbahet në fund të këtij muaji.

Kjo dhuratë e papritur e bëri shefin e qeverisë mqedone Zaev të reagojë menjëherë: Besoj se dëshmi të tilla të cilat dalin në opinion do të jenë një arsye më shumë që të bëhemi sëbashku dhe t’i sigurojmë ardhmëri të mirë Maqedonisë. 

Por, ajo që i ka shkuar për shtat shtetarëve aktualë maqedonas dhe ka kryqëzuar opozitën e këtij vendi, ka pasur një efekt të kundërt, në Greqi. Aty sipas informacioneve të Lapsi.al është opozita e Demkracisë së Re, ajo që po fërkon duart.

Dokumenti i Wikileaks është përdorur nga lideri i kësaj partie, për të thënë se formacioni i tij nuk do të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes që përcakton njohjen e Maqedonisë me emrin Republika e Maqedonisë Veriore.

Sipas Mistsotakis, Tsipras dhe Kotzias po shesin si sukses një gjë që maqdonsit kishin qenë të gatshëm ta pranonin që në 2008-ën.

“Kabllogrami i sotshëm nga WikiLieaks që tregon se Shkupi ka kërkuar që nga viti 2008 emrin Maqedonia Veriore dhe që populli i vet të quhen maqedonas që supozohet se flasin gjuhën maqedonase, konfirmon në mënyrë më tragjike atë që kemi theksuar këto muaj. Se kryeministri Alexis Tsipras, ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos dhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias donin ta paraqisnin marrëveshjen e tyre shumë të rrezikshme – që kënaq kërkesat e Shkupit që janë bërë prej vitesh dhe që janë hedhur poshtë nga qeveritë e mëparëshme – si një sukses për Greqinë.

Po përsëris angazhimin tonë: Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë këtë marrëveshje në parlament” tha Mitsotakis.

Debati ka lindur pas publikimit të një kabllogrami të datës 29 korrik 2008, përpiluar nga ish-ambasadori amerikan në Maqedoni, Gillian Milovanoviç, ku tregohen objektivat e negociimit të Shkupit zyrtar që kanë qenë të njëjtat prej vitesh. Në një deklaratë për shtyp, ministri i Jashtëm grek, Kotzias i ka hedhur poshtë pretendimet e Mitsotakis, duke kujtuar se Gruevski nuk ka pranuar marrëveshje bazuar mbi emrin në fjalë, duke kërkuar për qëllime të brendshme vetëm emrin Maqedonia.

Por, sidoqoftë votimi i këtij dokumenti ka futur në vështirësi ata që janë kundër referendumit në Maqedoni dhe ka favorizuar ata që janë kundër marrëveshjes në Greqi.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco