Diaspora serbe në SHBA i bën thirrje Kongresit ta hedhë poshtë ndarjen e Kosovës

Diaspora serbe në SHBA i bën thirrje Kongresit ta hedhë poshtë ndarjen e Kosovës

18:05, 04/09/2018
A+ Aa A-

Organizatorët e krahut të djathtë të diasporës serbo-amerikane dhe klerikët i shkruan një letër Kongresit dhe administratës amerikane kundër çdo shkëmbimi territoresh midis Serbisë dhe Kosovës.

Udhëheqësit e ortodoksëve serb dhe organizatave serbo-amerikane u kanë bërë thirrje anëtarëve të Kongresit dhe administratës amerikane për të mbrojtur të drejtat e serbëve të Kosovës dhe shprehën “kundërshtim të fortë ndaj ndarjes etnike të propozuar të territorit”, raportoi media serbe të hënën.

“[Ne] kundërshtojmë me vendosmëri ndarjen territoriale të propozuar të Kosovës e cila do të rezultojë – si të gjitha ndarjet që janë bërë në histori – në një eksod masiv dhe zhvendosje të brendshme të njerëzve”, tha një letër e botuar në faqen e internetit të Dioqezës Lindore të Kishës Ortodokse Serbe.

Nënshkruesit paralajmëruan gjithashtu se ndarja do të linte kishat, manastiret dhe vendet e shenjta serbe më të rëndësishme “të ekspozuara dhe të pambrojtura, të privuara nga masat ligjore dhe institucionale themelore të shekullit XXI”.

Letra u nënshkrua nga presidentët e organizatave të tilla si Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes i Serbisë dhe Organizata Ravna Gora e Çetnikëve Serbë.

Nënshkruesit pretendojnë të kenë 771 firma shtesë nga klerikët e Kishës Ortodokse Serbe, liderët lokalë të grupeve të besimtarëve dhe “përfaqësuesit e organizatave kulturore, arsimore dhe kombëtare në të gjithë ShBA-në”, raporton BIRN.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mendohet se po shtyn për një shkëmbim territorial si një mënyrë për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen me Kosovën dhe kështu të vazhdojë me aspiratat e Serbisë për anëtarësim në BE.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kohët e fundit tha se do të ngrejë çështjen e “korrigjimit të kufijve” në negociatat me Serbinë.

Shkëmbimet territoriale midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë ngritur zyrtarisht në bisedimet Beograd-Prishtinë në Bruksel, por potencialisht do të kishin të bënin me pjesën veriore, kryesisht serbe të Kosovës dhe disa krahinave me shumicë shqiptare të Serbisë jugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco