FOTO/ Vizitë surprizë e kancelares Merkel në Shkup, ja data dhe qëllimi

FOTO/ Vizitë surprizë e kancelares Merkel në Shkup, ja data dhe qëllimi

15:38, 03/09/2018
A+ Aa A-

Portali i Bashkimit Europian, ‘European Western Balkans’, ka njoftuar ditën e sotme se kancelaria Anxhela Merkel do të bëjë një vizitë ‘surprizë’ në Maqedoni, brenda kësaj jave.

Duket se Gjermania e konsideron Maqedoninë, si një nga pikat më delikate në Ballkanin Perëndimor dhe një vend ku përplasen shumë  interesa gjeopolitike.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sipas EWB do të vizitojë Shkupin më 8 shtator, vetëm tre javë përpara referendumit për Marrëveshjen e Prespës, që çoi në zgjidhjen e konfliktit me Greqinë për emrin.

Vizita e Merkel provon kështu investimin direkt të Perëndimit për kryeministrin, Zoran Zaev, i cili e ka deklaruar hapur së fundmi se karriera e tij politike lidhet me rezultatet e referendumit. Gjermania ka qenë e angazhuar shumë në zhvillimet në Maqedoni aq sa caktoi edhe një të Dërguar të Posaçëm. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco