Serbia: Jemi në kërkim të zgjidhjes për Kosovën, po na bëhet presion

Serbia: Jemi në kërkim të zgjidhjes për Kosovën, po na bëhet presion

12:23, 03/09/2018
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është në kërkim të një zgjidhjeje për Kosovën. Daçiç ka thënë se të gjitha dyert tani janë të hapura për dialog, por kjo nuk  do të thotë se Serbia do ta njohë në mënyrë të njëanshme shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Është kompromis. Ne jemi në këtë fazë por ekziston një pyetje se çfarë është kompromisi. Të heqim dorë është një nga idetë. Kjo është arsyeja pse rezistojmë”, ka thënë Daçiç për TV Pink. Sipas tij, në qoftë se dialogu nuk shkon në këtë drejtim pritet që të vazhdohet presioni ndaj Serbisë për të njohur Kosovën dhe t’i takojë gjithçka nga Veriu.

“Presioni do të shfaqet në mënyrë që do të ngadalësojë rrugën për në BE”, ka shpjeguar Daçiç. Daçiç ka theksuar se SHBA tani po ‘frynë erëra të reja’, duke hapur mundësinë që serbët dhe shqiptarët të gjejnë një zgjidhje kompromisi.

“Këto gjëra për të cilat po flas nuk po bien nga qielli, ne e kemi kërkuar atë për vite me radhë. Jemi duke synuar për një konferencë ndërkombëtare dhe se përpos BE-së të gjithë janë garantues të asaj që është rënë dakord”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco