Masakra në Dibër: Prokuroria jep detaje për zbardhjen e vrasjes së 3-fishtë

Masakra në Dibër: Prokuroria jep detaje për zbardhjen e vrasjes së 3-fishtë

13:43, 29/08/2018
A+ Aa A-

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria publike e Gostivarit pas mbikëqyrjes së kryer në vrasjen e trefishtë të familjes Pocesta, burrë, grua dhe vajza e tyre 14 vjeçare ka urdhëruar që trupat të jepen për autopsi.

Siç kanë njoftuar nga Prokuroria publike e RM-së është dhënë urdhër edhe për ekspertizë të të gjitha gjurmëve dhe provave materiale të gjetur në vendin e ngjarjes në shtëpinë e familjes në Dibër që sipas informatave të para është kryer vrasje.

Janë marrë edhe doreza parafinë dhe është kryer bastisje në shtëpitë e disa personave me të cilët viktima gjatë periudhës së fundit më intensivisht ka komunikuar.

Në mënyrë te detaluar do të dëgjohen të gjithë personat që kanë njohur viktimat dhe të cilët do të mund të ndihmonin në zbardhjen e rastit.

Jozyrtarisht nëpër çarshinë e Dibrës flitet se vrasja është kryer nga një i afërm i familjes Pocesta dhe si arsye pretendohet të jetë një mosmarrëveshje familjare për pronat, respektivisht për një rrugë që kalonte pranë shtëpisë së tyre. Nga policia nuk konfirmojnë se kush e ka kryer vrasjen por thonë se i dyshuari është në arrati dhe po e kërkojnë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco