Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

‘Çmendet’ Vuçiç pas deklaratës së ambasadorit anglez/ Ja çfarë thotë për ndryshimin e kufijve

‘Çmendet’ Vuçiç pas deklaratës së ambasadorit anglez/ Ja çfarë thotë për ndryshimin e kufijve

19:08, 26/08/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç,  ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga Ambasadori britanik në Beograd, i cili doli hapur kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Vuçiç ka thënë se Britania e Madhe po kundërshton ndryshimin e kufijve tani që Serbisë i intereson një gjë e tillë.

 “Për serbët ka sjellë shumë rrezik dhe kosto pse i ndryshuat ju kufijtë në vitin 2008, kur e shkatërruat Serbinë në vitin 1991 dhe në vitin 1992", është përgjigjur Vuçiq duke komentuar deklaratën e ambasadorit britanik në Beograd. Çdo 10 vjet, kur ju përgjigjet, ju mund t’i ndryshoni kufijtë, e kur dikush dëshiron të bëjë diçka pa dijen tuaj, atëherë ju e komentoni se do ta paguani koston dhe se rreziku është i madh”, ka sthënë Vuçiç, shkruan b92.net.

Ambasadori britanik në Beograd Denis Keefe, ka deklaruar se Britania e Madhe e cilësondebatin për ndarjen e mundshme apo ndryshimin e kufijve të Kosovës, përkufizimin apo këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duhet të marrë parasysh të gjitha çështjet, rreziqet e çmimin të cilin këto tema hapin. Kundër kësaj ideje ka dalë edhe Gjermania.

Në janar të këtij viti, Zyra e Presidentit Thaçi, e kishte lënë të hapur idenë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kishin thënë se në këtë fazë është spekulim çdo ide që çon në shkëmbim të territoreve me Serbinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bubrreci27/08/2018 00:54

Hashimi tradhetar! Ngrihuni burra kosovare e mbroni kufijte e Republikes qe e ngritet mbi gjakun e baballareve, nenave ,vellezerve , motrave , niperve e miqve tuaj. Kapeni per leckash Hashimin e cojeni para Gjykates se Krimeve te Renda.

Shto koment

Denonco