'American Airlines' shton një tjetër fluturim direkt me Athinën

'American Airlines' shton një tjetër fluturim direkt me Athinën

11:31, 23/08/2018
A+ Aa A-

"American Airlines" njoftoi të mërkurën se do të shtojë një fluturim të ri direkt ndërmjet Çikagos dhe Athinës vitin tjetër, duke iu përgjigjur momentit të fortë të tregut grek të viteve të fundit dhe në kuadrin e zgjerimit në rrjetin europian.

Sipas gazetës greke "Kathimerini", fluturimet sezonale do të nisin nga 3 maji 2019 deri në 3 tetor 2019 me avionë “Boeing 787 Dreamliner”, pra 70 mijë pasagjerë të rinj shtesë.

Kjo është linja e dytë direkte e kompanisë në Greqi, pas asaj Filadelfia - Athinë./SYRI.NET

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco